Botohet libri për ujërat dhe popullsinë e Kosovës
BKT
Kulturë

Botohet libri për ujërat dhe popullsinë e Kosovës

Sh.G / RTKlive

Nesër në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Seksioni i Shkencave Shoqërore do të promovohet libri ‘Ujërat dhe popullsia’ me nëntitull ‘Shpërndarja territoriale dhe kohore e ujërave dhe e popullsisë në Kosovë’, të autorit Valbon Bytyqi.

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, ishte i ftuar Valbon Bytyqi autor i librit i cili tregoi më shumë rreth librit.

'Kam nisur librin me thënien ‘Toka është i vetmi planet i cili ndodhet uji’ prandaj e ka marrë emrin dhe si planeti i katërt dhe është i jetuëshëm. Duke marrë parasysh që në Kosovë kemi një situatë që dihet rreth ujërave koantifikimit të tyre sasisë së tyre, unë e pashë të nevojshme që të bëjë një studim të tillë cili do të ngërthej në vete një binom i cili është i ndërlidhur që nuk bënë njëri pa tjetrin që janë ujërat dhe popullsia', tha ai.


MË SHUME NGA Kulturë