Hovenier i kënaqur që Qeveria hoqi masën për mallrat që hyjnë nga Serbia
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Hovenier i kënaqur që Qeveria hoqi masën për mallrat që hyjnë nga Serbia

A.B / RTKlive

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se SHBA e mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës kufitare për mallrat që importohen nga Serbia.

Hovenier e ka vlerësuar si hap të rëndësishëm dhe të duhur për Kosovën në rrugën drejt integrimit.

“I kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën në rrugën e tij drejt integrimit europian. Ne vlerësojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”, ka shkruar Hovenier në "X".


MË SHUME NGA Lajme