Rama: Kosova nuk gjen mik si Turqia e Erdogani
BKT
Lajme

Rama: Kosova nuk gjen mik si Turqia e Erdogani

V.S|RTKlive

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i ka kushtuar disa minuta njohjes që Turqia i bëri në kohë reale pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Ai tha se e sjellë këtë në vëmendje për t’i kujtuar të gjithëve siç tha një fakt historik.

“Republika e Turqisë, kur Presidenti Erdogan ishte kryeministër e ka njohur Kosovën e para. Por, nuk ka qenë një njohje e Kosovës e para, thjesht zyrtare dhe diplomatike, ka qenë një njohje e Republikës së Kosovës në kohë reale, në sinkron me punimet e Parlamentit të Kosovës dhe në momentin kur në televizor përpara të cilit ishte mbledhur e gjithë qeveria me atëherë Kryeministrin dhe sot Presidentin, deputetët e Kosovës kanë ngritur dorën për të miratuar Pavarësinë, Qeveria e Republikës së Turqisë ka njohur Kosovën”, tha ndër të tjera Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare tutje shtoi se një mik më të padiskutueshëm në të gjitha ditët sesa Turqia dhe Presidenti, Republika e Kosovës nuk e gjen dot askund.

Ai foli edhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

 “Ne ndajmë shqetësimin që situata mes dy shteteve, duhet të përmirësohet dhe se dialogu duhet të prevalojë. E them këtë përpara një personaliteti që dialogun e ka pasur dhe e ka mjetin më të zakonshëm të punës me të gjithë dhe gjithmonë”, tha tutje ai.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij vetë presidenti turk tha se me kryeministrin Rama shkëmbyen ide edhe për çështje globale e rajonale.

 “Ne ndjekim me admirim përpjekjet e Shqipërisë për vendosjen e paqes e stabiliteti si në rajonin tonë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare”, tha Erdogan.

 

 


MË SHUME NGA Lajme