Aktori Binaku me nostalgji kujton teatrin dhe kolegët që nuk jetojnë më
Sh. G|rtklive
Cenit, siç e njihet nga një pjesë e madhe e vendit, Hysen Binakun, aktorin e njohur nga Gjakova, i mbushen sytë me lot secilën herë që ja kujtojmë teatrin, emrat e dramave dhe komedive qe ka luajtur, kohën e shkuar e cila i ngjallë nostalgji apo ndonjë prej kolegëve të tij të cilët nuk janë më në këtë botë.
Në veçanti përmallohet dhe fjalët i ngecin në fyt, ndalon në vend kur përmendet emri i kolegut tashmë të ndjerë, aktorit me të cilin Ceni ka bashkëpunuar një jetë të tërë, Hadi Shehut.
I pensionuar zyrtarisht këtu e 10 vjet më parë, në 2014, Hysen Binaku, jeton me gruan e tij në një apartament në qytetin e Gjakovës, qytet të cilin jo vetëm që lindi dhe zhvilloi gati gjithë karrierën, por të cilin nuk pranoi ta braktiste me asnjë çmim.
As atëherë kur kishte ofertë që së bashku me kolegun dhe ish mikun e tij të ngushtë, Hadi Shehun, të fillonin punë në Teatrin e kryeqytetit në Prishtinë.
“Punën në teatër e fillova në vitin 1957 shfaqja e parë ishte “Maçoku me Çizme”, në atë kohë ka qenë shumë e vështir të xhirohen shfaqjet por ne arritëm që të bëjmë një punë të madhe edhe pse me të ardhura të vogla e me shumë presion nga Serbët”, tha Ceni.
Çdo gjë nisi nga zero dhe me përpjekje titanike pasi mungonin pothuajse të gjitha gjërat. Ishte vetëm dëshira e zjarrtë e Cenit , idealizmi i tij dhe kolegëve të tjerë për të filluar punën me një teatër amator, të cilin më vonë falë punës epike e kthyen në teatër profesionist.
“Maçoku me çizme” ishte shfaqja, e cila aktorit Hysen Binaku ia hapi dyert e teatrit, për mos tu ndalur më asnjëherë. Që nga kjo shfaqje në 1957, ai lujati në mbi 150 role të ndryshme, nga dramat dhe tragjeditë e njohura , kryevepra të letërsisë e deri tek komeditë e ndryshme.
“Kushtet ishin të vështira por ne në teatrin amator ‘Emin Duraku’ nuk jemi ndalur duke punuar, çdo vit ne e kemi përfaqësuar Kosovën në shumë festivale dhe kemi arritur shumë në periudhën e para luftës”, thotë ai.
Shfaqjet e para të Cenit me kolegët u bënë nën emrin e teatrit te atëhershëm amatorë të Gjakovës, ‘Emin Duraku’, teatër i cili nga viti 1977 u kthye në një teatër profesionistë.
Periudhë të vështir hasi Teatri në Gjakovë dhe gjithë Kosovën pas heqjes se autonomisë së Kosovës, nxjerrjen e punëtorëve shqiptarë nga puna dhe mbetja e tyre pa rroga.
Pikërisht gjatë kësaj periudhe Ceni me kolegë do të krijonin shfaqjen e cila për shkak të suksesit të jashtëzakonshëm do të reprizohej mbi 200 herë. Dhe gjithnjë me publikun plotë. Shfaqja me emrin Shoku Gaf do të linte aq gjurmë të mëdha saqë shpeshherë njerëzit do ta identifikonin aktorin jo me emrin e tij të zakonshëm, por me emërtimin Shoku Gaf.
Suksesi i kësaj komedie për të cilin Aktori Hyri 100 perqind në rol, pasi me pare vizitoi fabrika dhe qëndroi kohë të gjatë me drejtore ndërmarrjesh, për ta përvetësuar sa më mirë personazhin, vlerësohet njëzëri si një prej sukseseve më të mëdha jo vetëm të Cenit, por i të gjithë teatrit te Gjakovës.
Aktori Jahja Shehu thotë së me Cenin jam takuar në periudhë shumë të vështirë të teatrit.
“Me Cenin jemi takuar në ditët më të lumtura për teatrin por më të vështira për popullin ishte viti 64-65 atë herë kur ishte koha që me qenë aktor nuk ka qenë lehtë dhe ne bashkë e diskutonim që është shumë e vështir të interpretojmë ne u dashke të interpretojmë tekstet e autorëve serb. Hyseni më mbetet në kujtim me këmbëngulësin e ti që ky teatër fillimisht është teatër i shqiptarëve e pastaj i popullit”, tha aktorit Jahja Shehu.
Derisa aktorja Mirvete Kurtishi tha se jam me fat dhe e privilegjuar që kur kam hy në punë e kam gjetur Cenin si pjesë të teatrit.
“Jam rrit me cenin kam pas fat e privilegje që kur kam hy në punë kam gjetë aktor te madhej këtu një ndër ta ka qenë edhe Ceni. Na mungon shumë ceni por fatmirësisht Ceni deri para dy tre viteve edhe ka punuar”, tha aktorja Mirvete Kurtishi.
Deri sa Drejtoresha e Teatrit te Gjakovës Albulena Bokshi u shpreh se Ceni ka dhënë kontribut të madh për teatrin.
“Ceni ka dhënë kontribut të madh për teatrin e gjithë ashtu ai ka dhënë kontribut shumë të madh edhe për festivalin “Nora Domi Bejtullahu” festival ky që ka nxjerr shumë aktor profesionist në Gjakovë sot”, u shprehë Drejtoresha e Teatrit te Gjakovës Albulena Bokshi.
Ai ishte i suksesshëm jo vetëm ne komedi por edhe ne drama, tragjedi, por komedia duket se i fjeti me shume se te tjerat dhe për shkak se publiku ishte më tepër i interesuar për këtë zhanër të teatrit.























