Kurti: Nga 1 janari, Kosova njëanshëm heq vizat për Bosnjën
BKT
Lajme

Kurti: Nga 1 janari, Kosova njëanshëm heq vizat për Bosnjën

A.Bela| RTKlive

(E plotësuar, ora 12:05) Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në adresimin e tij në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit, tha se njohja e përparimit dhe të arriturave të Kosovës po ashtu afirmon përkushtimin e BE-së ndaj zgjerimit dhe vlerave të saj.

Ai ka thënë se qe një dekadë, Procesi i Berlinit po luan një rol në përafrimin e vendeve të rajonit tonë bashkë dhe drejt BE-së.

“Pavarësisht sfidave të brendshme dhe të jashtme, Procesi i Berlinit mbetet një forcë shtyse për integrimin evropian dhe fija që i mban të lidhura gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo është ajo çka e njohim dhe festojmë këtu në Berlin”, tha ai.

“Lidhshmëria është e domosdoshme për Procesin e Berlinit, por duhet të ruhemi nga ndikimi i huaj, veçanërisht nga Kina, e cila ka investuar thellë në fqinjin tonë verior, duke nënshkruar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë dhe një zotim për një të ardhme të përbashkët me Kinën”, tha ai.

Sipas tij, Kosova ka qenë dhe do të jetë një zë i arsyeshëm dhe një flamurtar në këtë Proces, ‘por nuk duhet të qëndrojmë të vetëm në shtyrjen përpara dhe mbrojtjen e vlerave themelore të BE-së’.

Ai ka thënë se është një paradoks u paraqit në janar të këtij viti, kur shtetasit e Kosovës mund udhëtojnë pa vizë në BE, por ende u mungonte liria e lëvizjes në Bosnjë dhe Hercegovinë.

"Përderisa entiteti i Republikës Serbe refuzon ratifikimin e marrëveshjes së mobilitetit për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, të cilën vendi im ishte i pari në rajon që e ratifikoi në parlament, unë kam vendosur t’i jap fund pritjes. Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Republika e Kosovës, do të lejojë në mënyrë të njëanshme lëvizjen e lirë me letërnjoftime të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës", tha ai.

Kurti: Berlini është vendi dhe momenti për më shumë progres

(E plotësuar, ora 10:30) Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres.

“10-vjetori i Procesit të Berlinit vendtakim e ka pikërisht kryeqendrën e Gjermanisë. Një dekadë vullnet, punë e angazhim për ta afruar rajonin tonë më shumë drejt BE-së. Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres, e për ta bërë këtë samit jubilar të suksesshëm”, ka shkruar Kurti në ‘Facebook’.

Kurti pritet nga kancelari gjerman Olaf Scholz

Arlinda Sejda | RTK| Berlin

(E plotësuar, ora 10:00) Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është pritur nga Olaf Scholz, kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë.

Po ashtu kancerali gjerman ka pritur edhe kryeministrin Edi Rama.

No description available.

 

 

Gati për fillimin e Samitit të Berlinit

Liderë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të disa vendeve të Perëndimit, do të mblidhen të hënën në kryeqytetin gjerman, me ftesë të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scolz, për t’i diskutuar objektivat e radhës në kuadër të Procesit të Berlinit.

Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet më 14 tetor në Berlin të Gjermanisë. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në jubileun e dhjetë të këtij procesi pritet të aprovojnë planin e ri katërvjeçar të veprimit për tregun e përbashkët rajonal, si dhe të ketë marrëveshje të re për qasje në studime në shkolla të mesme.

Në 10 vjetorin e Procesit të Berlinit, në agjendë, është pritja e delegacioneve, nga Olaf Scholz, kancelar i Federatës Federale Republika e Gjermanisë.

Organizatorët kanë paraparë të mbajnë një sesion për bashkëpunim rajonal dhe tregun e përbashkët rajonal. Po ashtu do të ketë foto në grup. Do të ketë edhe një sesioni të dytë lidhur me agjendën e gjelbër, Lidhshmëria, Energjia.

Do të ketë ceremoni të nënshkrimit, pastaj diskutim me përfaqësues të Forumit Rinor dhe të Shoqërisë Civile. Nikoqirja ka paraparë që të ketë edhe një drekë vetëm krerët e qeverive. Do të ketë diskutim me temë “E ardhmja e Procesit të Berlinit”. Për fund është paraparë të mbahet një konferencë për media.


MË SHUME NGA Lajme