Gjimnazi i dikurshëm i Prishtinës, monument i trashëgimisë kulturore.
BKT
Kulturë

Gjimnazi i dikurshëm i Prishtinës, monument i trashëgimisë kulturore.

Teuta Mujaj|RTK

Ish-Gjimnazin i Prishtinës, është monument i trashëgimisë kulturore, i cili edhe përkundër viteve të shumta, vazhdon t’i ruaj dëshmitë e kohës.

Për historikun dhe rendësin e kësaj shkollës flet historiani Hamdi Thaqi

“Objekt që nga themelimi I tij i është dedikuar  çështjes së arsimit shqip. Me qenë se në Perandorin Osmanë  nuk lejohet mësimi në gjuhen Shqipe ndërtuesit e këtij objekti në 1869 po sa ishte hapur ministria e arsimit. Familja e Gjinollve që ishin sunduese në  Prishtinë dhe në rrethin e saj e ndërtuan këtë objekt me para të veta e dedikuar për shkollë. Mirëpo ajo shkollë nuk u lejua te hapej në vitin 1881 në kohen e trazirave ky objekt u dogj por pinjollët e Gjinollëve  përsëri e rindërtuan dhe ky objekti priti të hapet si shkollë deri në vitin 1908”, tha Hamdi Thaqi.

Mësimi në këtë Gjimnaz mbahej në gjuhën turke, por nuk mungonte as lënda e gjuhës shqipe. Në këtë shkollë mësimet vijonin me shumë  se 200, nxënës ku shumica ishin shqiptarë.

Gjimnazi kishte në një rëndësi të madhe për kohën. Përpjekjet për hapjen e kësaj shkolle u realizuan shumë vite më parë. Përveç ish Gjimnazit, ka ekzistuar edhe një shkollë tjetër e mesme, apo siç njihej ndryshe, shkolla Normale, e cila, ka punuar në kuadër të Gjimnazit ose si paralele e ndarë e Normales së Shkupit.

Për shkak të kushteve dhe rrethanave të kohës së atëhershme, mësimi në këtë shkollë është mbajtur edhe në gjuhen serbe. Njohuritë për mësim,  nxënësit i merrnin nga mësimdhënësit shqiptar.

Për shkak të rëndësisë dhe funksionit të dikurshëm që kishte, tashmë ky objekt, është në listën, për mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Për restaurimin e ish gjimnazit, flet Luzim Fushtica drejtor i drejtorisë  për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës. Restaurimi kësaj shkolle dhe shfrytëzimi i saj në të ardhmen, sipas drejtorit Fushtica, do të jetë i një rëndësie të veçantë, si në aspektin e trashëgimisë kulturor dhe atë historike.


MË SHUME NGA Kulturë