Beqa kritikon partinë në pushtet për bllokim të seancave
BKT
Lajme

Beqa kritikon partinë në pushtet për bllokim të seancave

M.Miftari/RTKlive

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike, Hajdar Beqa, ka kritikuar sjelljen e partisë në pushtet për bllokim të seancave. Ai tha se nesër do të ketë seancë për ambalazhimin e ujit, që, sipas tij, kjo lëndë është në Prokurori të Shtetit.

Beqa kritikoi shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, për bisedat e saj me kriminelin Radojiçiq.  

“E pakuptimtë, jo morale që një shefe e Grupit Parlamentar të Kuvendit të flasë me një kriminel dhe ta pyesë për pagën minimale dhe se kush duhet të jetë pjesë e Gjykatës Kushtetuese”, tha Beqa në “InfoPlus”, në RTK.

Sipas tij edhe kryeministri Kurti edhe deputeti Armend Muja kanë biseduar me Radojiçiqin.

“Është mjerim ku e kanë sjellë situatën në vend”, shtoi Beqa.

“Dje pamë se si deputetët e LVV-së ikën nga Kuvendi, nuk qenë në gjendje të ballafaqohen me mungesën e ushqimit të ushtarëve të FSK-së, por jo vetëm për këtë çështje, por edhe për komunikimin mes Mimozës me Radojiçiqin”, tha Beqa.

Ai bëri të ditur se nesër do të ketë seancë për ambalazhimin e ujit, ku, sipas tij, kjo lëndë është në Prokurori të Shtetit. “Kemi parë raste e afera që pushteti i ka mbrojtur, edhe në rastin e energjisë elektrike”, tha Beqa, teksa shtoi se këta që udhëheqin shtetin duhet të jenë prapa grilave.

Beqa, më tej, foli për bisedimet mes Dejona Mihalit dhe ish-shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, që, sipas tij, përbën shqetësim, teksa vuri në pah shitjen e rrymës me një çmim fare të ulët dhe blerjen e saj më një çmim tejet të lartë.Sipas tij, Dejona Mihali ushtron funksion dhe ndikim mbi pushtetin e vendit, që përbën shqetësim.

 


MË SHUME NGA Lajme