Përgatitja me muzikant të ri nga Kosova, për koncert në Gjermani
BKT
Kulturë

Përgatitja me muzikant të ri nga Kosova, për koncert në Gjermani

Sh. Gashi /RTKlive

Në programin e mëngjesit në RTK, ishte i ftuar Kushtrim Gashi, dirigjent dhe themelues i orkestrës së të rinjve në Kosovë i cili tregoj më shumë rreth koncerteve që po i përgatitë kjo orkestër dhe si funksionon si orkestër.

Në programin e mëngjesit në RTK, ishte i ftuar Kushtrim Gashi, dirigjent dhe themelues i orkestrës së të rinjve në Kosovë, i cili foli rreth koncerteve që po i përgatitë kjo orkestër dhe si po funksionon e tëra kjo.

“Jemi themeluar që 15 vite, si Orkestra e të Rinjve të Kosovës, kemi pasur shumë aktivitete edhe në Kosovë, pastaj kemi vazhduar në rajon. Suksesi më i madh, ka qenë ai në Belgjikë, në vitin 2017 dhe  në 2019 në gara me shumë orkestra, nga e gjithë bota. Atje kemi marr dy çmime, herën e parë - çmimin e dytë, kurse herën e dytë - çmimin e parë”, tha Gashi.

Ai tutje tregoi se pjesëmarrës në këtë orkestër janë kryesisht muzikat të rinjtë, si nxënës të shkollave të mese dhe studentët.

“ Në Orkestrën e të Rinjve të Kosovës janë kryesisht nxënës të shkollës së mesme, student të fakultetit të muzikës, por ka edhe muzikant të tjerë, deri sa numri i tyre shkon nga 40 deri në 70 muzikantë. Është një orkestër simfonike dhe luajmë vepra që janë standard në botë, vepra klasike, por pa i anashkaluar asnjëherë edhe veprat shqiptare”, u shprehë Gashi.

Po ashtu Gashi tregoi edhe për koncertet që do ti mbajnë me këtë orkestër për festat e nëntorit në Gjermani, në bashkëpunim me një shoqatë shqiptare që vepron atje.

“Ne në bashkëpunim  me një shoqatë  shqiptare, që vepron në Gjermani, që quhet “Yjet e Kosovës”, do të kemi një koncert kryesor dhe një provë gjenerale, që do ta kemi në një shkollë ku nxënësit do të kenë mundësi të njoftohen pak me muzikën tonë shqiptare, meqenëse ne në program, jo vetëm këtë herë, por çdo herë do  të luajmë edhe veprat e kompozitorëve shqiptar”, tha Gashi.

 Ndiqeni intervistën e plotë:


MË SHUME NGA Kulturë