Rohde kërkon progres në dialog
BKT
Lajme

Rohde kërkon progres në dialog

V.S|RTKlive

Ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde ka kërkuar progres në dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se se në këtë proces aktualisht nuk ka përparim, pavarësisht pritjeve nga Bashkimi Evropian që të ketë vullnet politik për të bërë progres në këtë drejtim.

Diplomati gjerman tha para gazetarëve se përparimi në dialog është i nevojshëm meqë, sipas tij, qëllimi përfundimtar i këtij procesi është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE.

“Nuk mund të flas për përmbajtjen, sepse ju e dini, duhet ta pyesni Qeverinë e Kosovës për këtë. Por, pritjet tona janë që krerët e shteteve të flasin me njëri tjetrin dhe të kenë vullnetin  që të arrijnë progres, sepse për momentin nuk ka shumë progres. E kuptoj që ka zgjedhje, por gjithmonë ka zgjedhje diku. Për qytetarët në rajon dhe sidomos të Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme që të ketë lëvizje përpara dhe jam i sigurt që Lajçak dhe ekipi i ri në Komision duan progres. Në fund, rruga alternative është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian dhe të gjithë e dinë se kjo bëhet nëse ka normalizim dhe pa normalizim nuk ka anëtarësim”, deklaroi diplomati gjerman.


MË SHUME NGA Lajme