Haradinaj: Kosova është mirënjohëse për rolin dhe kontributin e SHBA-ve
BKT
Lajme

Haradinaj: Kosova është mirënjohëse për rolin dhe kontributin e SHBA-ve

G.K/RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar kryetarin e Qarkut Westchester, njëherësh kandidat për përfaqësues në Kongresin Amerikan, George Latimer.

Haradinaj ka thënë se Kosova ka qenë, është, dhe do të mbetet gjithmonë mirënjohëse për rolin dhe kontributin e SHBA-ve.

“Takim i shkëlqyer me z. George Latimer, Kryetar i Qarkut Westchester, njëherësh kandidat për përfaqësues në Kongresin Amerikan. Me këtë rast e falënderova për gjithë mbështetjen dhe angazhimin e tij, respektivisht SHBA-ve, në përkrahje të Republikës së Kosovës. Kosova ka qenë, është, dhe do të mbetet gjithmonë mirënjohëse për rolin dhe kontributin e SHBA-ve, përderisa marrëdhënia jonë do të zgjasë përgjithmonë. Në bashkëbisedim me z. Latimer, si gjithnjë argumetova për rëndësinë e rrugëtimit dhe anëtarësimit të Kosovës NATO”, ka shkruar kreu i AAK-së. 


MË SHUME NGA Lajme