13:55 / 20.10.2024
Ministri bullgar i kulturës të hënën në Prishtinë
V.S|RTKlive
Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku nesër do të jetë nikoqir i homologut të tij nga Bullgaria Nayden Todorov i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ministri kosovar bashkë me homologun e tij bullgar do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëprodhimit në kinematografi Kosovë-Bullgari.























