Arti bashkëkohor i Kreshnik Arifit
Ganimete Baliu
Kreshnik Arifi artisti bashkëkohor që sfidon kufijtë e perceptimit dhe përfshirjes përmes një qasjeje shumëdimensionale në artin e tij. Ai është i fokusuar në përdorimin e video-artit dhe zërit si mediume kryesore për të shprehur idetë e tij, duke kombinuar këto elemente me hapësira fizike dhe publike për të krijuar përvoja unike dhe të fuqishme për audiencën.
Në veprat e tij, hapësira nuk shërben vetëm si sfond, por si një komponent aktiv që kontribuon në ndërtimin e mesazhit dhe ndjeshmërisë që ai synon te përcjellë. Talentin për art e shprehu qysh në fëmijëri.
“Fillimet e mia me artin janë pak a shumë një narracion klishe si të gjithë artistet Pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të tij në art është edhe piktura”, tha ai.
Me tu njoftuar me artin bashkëkohor Kreshniku ai u lidhë edhe me shumë me artin. Përmes ndërhyrjeve në hapësira publike, Kreshnik Arifi reflekton mbi dinamika shoqërore komplekse, duke u fokusuar në çështje te tilla si identiteti kolektiv, marrëdhëniet mes individëve dhe hapësirës urbane.
“Mediumet e reja bashkëkohore ta jepnin mundësin me u shpreh edhe me vendos pikëpyetje në ide të caktuara njëra nga arsyet pse unë merrem me video ose me instilacione zanore ose gërshetime të ndryshme mes hapësirës dhe punëve është për shkak të kohës brenda punës d.m.th lejimi i një sekuence kohore që ti me shtrembërua apo manipulua veprën në qatë periudhë kohore ka qenë njëra nga arsyet kryesorë që unë me fillu me u marr me këto mediume. Ndryshe fillet kur unë kam filluar të merrem me këto mediume është rrjedhojë e një hulumtim të gjatë të cilin unë vazhdoj me bo në artin bashkëkohor dhe artin konceptual janë artistë ose punë të caktuara që mua me kanë influencuar që me u marr me ketë punë ”thotë Arifi.
Një aspekt thelbësor i krijimtarisë se Kreshnikut është aftësia për të shndërruar hapësirat e përditshme ne vende te reja domethënieje, ku arti ndër vepron drejtpërdrejt me publikun.
“krejt kjo varet se sa është artisti i vetishëm me pa në çfarë vendi është duke e ndërtuar punën e vet sepse nëse një punë është e ndërtuar për një komunitet edhe vendi ku është caktuar është për ta atëherë automatikisht kemi të bëjmë me qasje artistike që i drejtohet ati vendi atëherë për mua është shumë e rëndësishme qysh ata e shohin punën time”, shprehet Arifi.
Arti i tij është një thirrje për dialog dhe ndërveprim. Për Kreshnikun si një artist i ri Prishtina është ajo që të ofron shumë mundësi.
Nëpërmjet artit të tij, Kreshnik Arifi përpiqet të krijoje një lidhje më të thellë mes artistit, hapësirës dhe publikut, duke reflektuar mbi kompleksi tetin e përvojave njerëzore dhe duke inkurajuar dialog të hapur për të kuptuar me mirë dinamikat që formojnë jetën urbane.























