Në emisionin ‘Voyage’ diskutim për tapitë e tokave të pushtuara shqiptare
BKT
Kulturë

Në emisionin ‘Voyage’ diskutim për tapitë e tokave të pushtuara shqiptare

K. K. / RTKlive

Në emisionin “Voyage”, që u shfaq në RTK me temën “Tapitë e tokave të pushtuara shqiptare”, mysafirë të ftuar ishin Fatmir Sejdiu (ish-president i Kosovës), autor i librit “Politika agrare si instrument i shtypjes nacionale në Kosovë”, Refike Sulçevsi, studiuese dhe Jusuf Osmani, studiues, bashkautor i librit “Tapitë e pronave në Vilajetin e Kosovës 1847-1912”, me ç’rast ky libër ishte edhe arsyeja pse u bë kjo temë.

Çfarë thonë tapitë e gjetura në arkivat perandorake të Turqisë për pronat e shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit? A janë këto tapi dëshmi se Sanxhaku i Nishit ka qenë me shumicë shqiptare bazuar në pronat që ata kanë pasur? Si i mori pronat e shqiptarëve dhe i tjetërsoi shteti serb përmes terrorit të shkaktuar fillimisht në vitet 1877-1878, pastaj  më 1912, duke vazhduar në vitet në vijim.

Fatmir Sejdiu, ish-president i Kosovës, tha se janë shumë studime që merren qoftë drejtpërdrejt, qoftë tërthorazi me këtë kohë dhe me këtë problematik dhe kjo lidhet posaçërisht edhe me fatin e Perandorisë Otomane, përkatësisht konfliktet e saj me Perëndimin dhe konfliktet e saj me Rusinë - me Perandorinë Ruse.

Kurse Jusuf Osmani, studiues, ka treguar se “për çdo kaza janë emrat e poseduesve të pronave, pjesa dërrmuese janë myslimanë, por ka pasur shqiptarë - pronarë turq, çerkezë, jahudi, grekë dhe serbë në Sanxhak të Nishit, por shumica kanë qenë shqiptarë.  

Tutje ai shtoi se si është detyruar të dëbohet popullata në forma makabre nga forcat serbe me ndihmën e rusëve. Ai tregoi se ka gjetur fotografi se ka qenë gejnerali rus që e ka udhëhequr atë.

“Shqiptarët kanë dalë në treg dhe tregu mbushej me shqiptarë. Të gjitha ato treva në vitet 1877-78 forcat serbe, me ndihmën e aleatëve, sidomos të Rusisë, i okupojnë. Kam gjetur fotografi që ka pasur mjekë, por në front ka pasur gjeneral rus që e ka udhëhequr atë. E ato prona që i kanë lënë, regjistri i çdo tapie për çdo kaza është në këtë libër”, tha ai.

Se a mund të kthehen ndonjëherë këto prona te pronarët e tyre, Sejdiu thotë se është histori e dhimbshme dhe theksoi se nuk e përjashton mundësinë që të hulumtohet rregullativa edhe ndërkombëtare për moscenimin e pronave mirëpo, sipas tij, kjo është e vështirë.

Tutje ai shtoi se kryeministri serb Nikolla Pashiq tre mijë hektarë ia ka ndarë vetes, i premtohen tokë te tyrbja e Sulltan Muratit në Kosovë në rrethin e Gazimestanit dhe, sipas tij, nuk është realizuar ai premtim, mirëpo garancë ka pasur.

Ndërkaq Refike Sulçevsi, studiuese, tha se “në libër e kemi edhe Vilajetin e Kosovës pas ndarjes së pjesës së Nishit, dhe kryeqyteti i Kosovës ka qenë Prishtina, dhe mbasandej në vitin 1888 bartet në Shkup dhe se në libër është dokumenti sepse gjithë libri faktikisht është i dokumentuar me dokumentet osmane që janë hulumtuar atje”.


MË SHUME NGA Kulturë