Dy të vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”
E.Hoti RTKlive
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova.”
Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu.
“Dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes,” deklaroi Kryeziu.
Sipas Kryeziut, në aksident janë lënduar edhe dy persona, por të cilët janë jasht rrezikut për jetë.
Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur të hënën në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Ai tha se në këtë aksident janë përfshirë të paktën tri automjete.
"Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore. Ne vendin e aksidentit kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipe tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rendë", ka thënë Hoxha.
Policia nuk ka dhënë ende informacione për numrin e viktimave, teksa tha se mediat do të informohen me kohë për detaje të tjera.
Humbjet e jeteve njerzore si pasojë e aksidenteve rrugore janë tepër shqetsuese për të gjithë, andaj Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik dhe për të shmangur rastet e tilla tragjike.























