Nis Festivali i Këngës, Haxhimustafa: Audiencën e presin surpriza të bukura
BKT
Kulturë

Nis Festivali i Këngës, Haxhimustafa: Audiencën e presin surpriza të bukura

Sh. Gashi|rtklive

Sonte nis edicioni i dytë i Festivalit të Këngës në Radio Televizionit të Kosovës.  Për këtë festival në programin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovës, ka folur Albana Haxhimustafa redaktore përgjegjëse e PostFestivalit, e cila ka zbuluar më shumë rreth kësaj ngjarje të madhe kulturore në vend.

Haxhimustafa ka zbuluar disa surpriza të bukura që e presin sonte të pranishmit në sallë dhe audiencën e gjerë. Janë 16 artistë që do të garojnë dhe përveç këtyre artistëve garues, do të marrin pjesë edhe shumë këngëtar të njohur të botës shqiptare.

“ Sonte kemi shumëçka për të parë dhe për të përjetuar në atë skenë të bukur dhe madhështore, unë kam të drejtë të zbuloj një nga shumë surprizat e bukur që na pret pra sonte do të përformoj artistja e madhe Aurela Gace dhe grupin Elita 5 të cilët do të bëjnë spektakël sonte”, ka theksuar Haxhimustafa.

Artistët që do të garojnë do të jenë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe do të ketë garues edhe nga abreshët.

“Ideja e festivalit është që  të mos kemi barriera kemi talent nga mbarë shqiptaria pra kemi  talent garues nga Shqipëria nga Maqedonia e Veriut  por kemi edhe një risi është një artist nga Italia që është arbëresh i cili ka qenë shumë entuziast për gjithçka që ndodhë këtu në festival”, është shprehur Haxhimustafa.

Sonte dhe nesër mbrëma do të paraqiten 16 artist dhe në natën e tretë do të paraqiten vetëm tetë finalistët që sivjet do të përzgjidhen nga një juri që e gjitha përbëhet nga gratë.


MË SHUME NGA Kulturë