Stanaj merr ovacione nga publiku në "Fest 2"
M.P./RTKlive
Pas përfundimit të këngëve garuese, këngëtari shqiptar i njohur në Amerikë, Albert Stanaj ka elektrizuar skenën e Festivalit të Këngës në RTK.
Ai përmes paraqitjes së tij solli premierën e veprës së tij, “Glory”. Stanaj u përcoll me duartrokitje e ovacione nga publiku. Ai paraprakisht rrëfeu se si fëmijë kishte kënduar këngë folklorike dhe me këtë rast me zërin e tij magjik interpretoi një pjesë të shkurt të këngës së Fatime Sokolit "Me krah t’shqipes nga Tropoja ty Kosovë këtë kangë ta knova".
Pas tij, skena i takoi sopranos së njohur, Besa Llugiqi, e cila solli atmosferë të muzikës klasike në sallë.
Llugiqi nën shoqërimin e orkestrës dhe Filharmonisë së Kosovës interpretoi arie nga Maria Callas.
E me një recital emocionues me poezi të Gjergj Fishtës në skenë u paraqit aktori Bujar Ahmeti.
Pas tij skenën e elektrizoi violonisti me famë botërore, Olend Çezari.























