Alban Skënderaj `pushton` skenën e Festivalit të Këngës
BKT
Kulturë

Alban Skënderaj `pushton` skenën e Festivalit të Këngës

B. H. | RTKlive

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj, ka "pushtuar" skenën e Festivalit të Këngës në RTK me një performancë të jashtëzakonshme, duke sjellë emocion dhe gëzim të veçantë për të pranishmit dhe teleshikuesit.

Me këngën e tij "Për ty", Skënderaj preku zemrat e të gjithëve, ndërsa publiku në sallë iu bashkua duke kënduar bashkë me të, duke krijuar një atmosferë të paharrueshme në "Fest 2".  

Para performancës, ai ndau me publikun ndjenjat e tij, duke theksuar lidhjen e tij të veçantë me Kosovën.

"Takimi i parë me Prishtinën dhe Tiranën ishte në kohë paralele sepse në atë kohë nuk jetoja në Shqipëri. Prishtina më ka mësuar dhe rritur shumë. Kosova është shtëpia ime e dytë", tha Skënderaj me mirënjohje, duke ndjerë krenari që performoi para publikut kosovar.


MË SHUME NGA Kulturë