Elbenita Kajtazi do të debutojë në shtëpinë operistike të Vjenës
BKT
Foto| Nga profili i Elbenita Kajtazit në FB
Kulturë

Elbenita Kajtazi do të debutojë në shtëpinë operistike të Vjenës

A.B|RTKlive

Sopranoja Elbenita Kajtazi nesër do të debutojë në shtëpinë operistike të Vjenës.

"Debutimit tim në shtëpinë operistike të Vjenës po i vjen koha. E hëna, data 28.10.2024 do të mbetët një ndër ditën më të rëndësishme të rrugëtimit tim. Operën e Vjenës e ëndërron çdo artist lirik, dhe natyrisht që është një arritje e cila vulos punën shumëvjeçare që i kam kushtuar profesionit tim. Uroj që ngjitja ime në këtë skenë si shqiptarja e parë nga Kosova t’u hapë rrugë edhe shumë artistëve të tjerë që punojnë me shumë përkushtim në realizimin e ëndërrave të tyre. Ju uroj gjithë të mirat, dhe faleminderit shumë për përkrahjen dhe dashurinë", ka shkruar ajo në 'Facebook'.


MË SHUME NGA Kulturë