Stanaj: Festivali i Këngës në RTK ka qenë një mrekulli
K. Kasumi / RTKlive
Albert Stanaj, këngëtar shqiptar i njohur në Amerikë, një prej yjeve më të mëdha momentalisht të artit shqiptar në botë, është paraqitur në skenën e Festivalit të Këngës në RTK. Stanaj në intervistën e tij të parë për mediet në Kosovë, ekskluzivisht në “Mirëmëngjesi Kosovë” theksoi se në Festivalin e Këngës në RTK ka qenë mrekullueshëm, jashtëzakonisht e mahnitshme.
Ai përmes paraqitjes së tij solli premierën e veprës së tij, “Glory”. Stanaj u përcoll me duartrokitje dhe ovacione nga publiku.
Stanaj i shpjegoi se sa i përket festivalit gjithçka ka qenë mirë. Ftesën i ka bërë Florent Boshnjaku, drejtor artistik i Festivalit të Këngës. Ai tregoi se Boshnjakun e ka njohur qysh fëmijë.
Ai shtoi se sa i përket punës së tij, tash ka përgatitur dymbëdhjetë këngë për publikim.
Shumë artikuj janë shkruar për Stanaj nga medie të ndryshme ndërkombëtare. E kanë krahasuar me Adelen. Kritikët e muzikës thonë se ka potencial të jashtëzakonshëm vokal.
“Si artistë ne kemi sezon. Kam punuar në këtë punë tash dhjetë vjet. Këngët i bëj prej zemre, prej shpirtit tim”, tha ai.
Ai tregon për vështirësitë që ka arritur për të bërë famë. “Do të bëj jo veç punë të muzikës, diçka të mahnitshme. Ajo rrugë do të jetë shumë e vështirë”, tha Stanaj.























