Kajtazi e Pirgu sonte ndajnë skenën në Operën Shtetërore të Vjenës
BKT
Kulturë

Kajtazi e Pirgu sonte ndajnë skenën në Operën Shtetërore të Vjenës

M.P / RTKlive

Sonte në skenën shtetërore të Operës në Vjenë do të jepet shfaqja “La Boheme” nga Giacomo Puccini.

E veçanta e kësaj shfaqje është se skena do të bashkëndahet mes dy emrave të njohur me prejardhje shqiptare.

Sopranoja Elbenita Kajtazi dhe tenori Saimir Pirgu do të jenë pjesë e shfaqjes, e cila vjen me libret të Giuseppe Giacosa & Luigi IllicaLa Bohème.

Të dy emrat kanë shkelur skena të njohura ndërkombëtare dhe i kanë kontribuuar diplomacisë kulturore.

Ndërkaq, shfaqja në anën tjetër cilësohet si një nga veprat më të famshme operistike, e që trajton jetën e lumtur dhe të shkujdesur të një grupi të rinjsh bohemienë në Paris.


MË SHUME NGA Kulturë