Festivali i promovimit të traditave dhe kulturës mitrovicase
BKT
Kulturë

Festivali i promovimit të traditave dhe kulturës mitrovicase

Sh.G / RTKlive

Në Mitrovicë është duke u mbajtur festivali i promovimit të traditave dhe kulturës mitrovicase. Detaje lidhur me këtë organizim dha drejtoresha e këtij festivali, Valbona Sadiku në një lidhje të drejtpërdrejt në programin e mëngjesit në RTK.

“E kemi krijuar këtë festival, i cili ka për qëllim që t’i japë rëndësi trashëgimisë  kulturore mitrovicase. Neve na janë bashkangjitur shumë gra dhe të gjitha së bashku promovojmë traditën e kulturën tonë", theksoi Sadiku.

Ajo tutje tha se me shtirjen e sofrës kanë për qëllim që të promovojnë edhe ushqimet tradicionale mitovicase.

“Kemi produkte të ndryshme që po i promovojmë këtu në ketë festival. Sot e kemi shtruar edhe sofrën dhe qytetarët do të kenë mundësi t’i shijojnë ushqimet tradicionale”, tha Sadiku.


MË SHUME NGA Kulturë