Kompozitorët e rinj mes sfidës profesionale e rëndësisë artistike
D. Smajli / RTK
Kompozimi muzikor cilësohet si një nga segmentet më komplekse artistike, duke bërë bashkë në një vend harmoninë melodike, strukturën dhe përshtatjen mes formave e zhanreve.
Si i tillë, interesimi për studime akademike për të dallon nga fushat e tjera muzikore. Pikërisht këtë e solli edicioni më i ri i emisionit “Fjalë e Tinguj” në RTK.
Një nga cilësitë më të rëndësishme të një kompozitori po ashtu është edhe kreativiteti, se nga e gjejnë kreativitetit kompozitorët e rinj, Leart Sejdija, Fjolla Gashi, dhe Dea Ahma, që janë vetëm disa nga studentët e degës së kompozimit të Fakultetin e Arteve pranë Universitetit të Prishtinës.
“Inspirimi vjen shumë shpirtërisht te unë, nuk inspirohem nga natyra apo jashtë, por nga vetja ime. Ulem në piano dhe i realizoj edhe në instrumente të tjera. Më së shumti kompozoj vepra instrumentale, vepra solo dhe duo për piano, duo për celo”, ka thënë Sejdija.
Dea Ahma ka treguar se si ligjëratat në këtë drejtim të UP-së janë edhe me përfshirje praktike të organizimit të koncerteve.
“Te kompozimi sfidohesh me fusha e forma të ndryshme. Deri më tani kam përfunduar simfoninë time të parë, i takon formacionit simfonik. Kurse viteve të më pashme kam shkruar për orkestra të veçanta harkore dhe frymore...”, ka thënë Fjolla Gashi.























