22:12 / 30.10.2024
Stanaj publikon pamje nga provat: Ka qenë fantastike përformanca në finale
RTKlive
Këngëtari shqiptar me famë botërore Albert Stanaj, i cili përformoi në natën finale të Festivalit të Këngës në RTK, në një postim në Instagram, ka falemnderuar RTK-në dhe festivalin për ftesën për pjesmarrje.
Përmes një videoje, ai ka ndarë disa nga momentet më të veçanta nga provat dhe nata finale e festivalit.
Stanaj ka thënë se ka qenë fantastike përformanca në finale të Festivalit të Këngës.
Albert Stanaj, është këngëtar i njohur shqiptar, një prej yjeve më të mëdha momentalisht të artit shqiptar në botë.
Ai përmes paraqitjes së tij në Festivalin e Këngës, solli premierën e veprës së tij, “Glory”.
https://www.instagram.com/reel/DBwhGEvJkVO/?igsh=MXdsZzBlcHhyZHM2eg==























