‘Lacho Dron’ një udhëtim muzikor përmes trashëgimisë rome
Sh. Gashi/ RTKlive
Këshilltarja artistike e ‘Lacho Dron’, Besa Luzha në programin e mëngjesit në RTK ka thënë se qëllimi i këtij eventi është paraqitja e trashëgimisë rome.
Luzha ka thënë se është viti i dytë që po organizohet ‘Lacho Dron’ dhe për qëllim ka që ta nderoj Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës Rome.
“Në orën 18:30, në sallën Atelie, Ansambli ‘Egnatia’ do të sjellë një natë të paharrueshme, plot emocione dhe tinguj të pasur të trashëgimisë rome. Ka dy vite që një organizatë jo qeveritare që është për promovimin e të drejtave të komunitetit rom e udhëhequr nga Gjyzele Shaljani, e cila më ka kërkuar ndihmën profesionale muzikore për të përgatitur program artistik për të nderuar këtë ditë të veçantë për komunitetin rom 5 nëntori është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës dhe Kulturës Rome”, ka thënë Luzha.
Mysafir special do të jetë edhe Patris Berisha, nga Filarmonia e Kosovës.























