Susuri: “Të kam në Mendje” ka filluar nga një eksperiencë e mija 
BKT
Kulturë

Susuri: “Të kam në Mendje” ka filluar nga një eksperiencë e mija 

Sh. Gashi/ RTKlive

Këngëtarja Malda Susuri po vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur të skenës muzikore shqiptare. Ajo ka lansuar fazën e parë të projektit të saj të ri të titulluar “Të kam në Mendje”.

Susuri në “Mirëmëngjesi Kosovë”, ka thënë se projekti “Të kam në Mendje” ka filluar nga një eksperiencë jo të mirë saj.

“Unë u përballa me disa trauma që në fakt që nuk e kisha as idenë që ekzistojnë në mua, deri sa e kuptova që janë traumat e mia dhe se gjithçka është ok-ej edhe kur ti nuk je ok-ej dhe aty e kuptova sa e rëndësishme është që të punojmë me traumat tona dhe sa e rëndësishme është që të marrim ndihmë mjekësorë në këtë fushë. Është shumë me rëndësi të jemi mirë me shëndetin mendor. Pra unë duke punuar me veten mendova që ta bëjë edhe projektin  “Të kam në Mendje” dhe kështu fillova fazën e parë”, ka theksuar Susuri.

Sipas saj, artistët krijimin më të mirë e realizojnë kur tregojnë diçka që kanë përjetyouar vet në jetë.

“Unë e kam cekë edhe më herët që jam artiste që përmes artit tim protestojë për diçka që me pengon. Ky projekt i ka pesë faza deri tash janë katër këngë të punuara nga Armend Rexhepagiqi dhe një këngë Aida Baraku secila këngë ka tematiken e vet dhe mesazhin e vet të gjitha i kushtohen shëndetit  mendor”, ka deklaruar Susuri.


MË SHUME NGA Kulturë