Sot në Prishtinë promovohet monografia “Antikultura e’68-s në Shqipëri”
Sh. Gashi|rtklive
Libri “Antikultura e’68-s në Shqipëri” i autorit Albert Nikolla, i cili është promovuar javë më parë në Shqipëri, sot do të promovohet edhe në Kosovë. E pikërisht autori i librit ka qenë mysafir në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.
Ai ka thënë se ky libër do të promovohet dhe do të botohet edhe në Itali, në gjuhën italiane shumë shpejt.
“Kisha shumë dëshirë që fillimisht të promovohet në Kosovë menjëherë pas Shqipërisë. Promovimi i këtij libri në Kosovë për mua si autor është një plotësim shpirtëror” , tha Nikolla.
Antikultura e ’68-s në Shqipëri” është një qëmtim në ngjarjet e 1968, të asaj se çfarë ndodhi në SHBA dhe Evropë, për t’u reflektuar në disa elementë të përditshmërisë së shqiptarëve. Një manastir katolik i mbyllur, gati në degradim të plotë, në Trento të Italisë do të bëhej shkak i nisjes së një hulumtimi të gjatë, i cili u finalizua me botimin e librit ‘Antikultura e 68-s në Shqipëri’.
Për më shumë ndiqeni video:























