Gështenja: ‘Ec ma ndryshe’ promovon trashëgiminë kulturore
BKT
Kulturë

Gështenja: ‘Ec ma ndryshe’ promovon trashëgiminë kulturore

K. K. / RTKlive

Organizata joqeveritare "Ec ma ndryshe", në kuadër të aktiviteteve që po mban, ka puntorinë për punimin e dallamave. Edin Gështenja, asistent i projekteve "Ec ma ndryshe", theksoi se kjo organizatë tash e 17 vjet vazhdon mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Sipas tij, interesimi për këtë trajnim ishte shumë i lartë.

“Punëtoria zgjat afër 5 muaj të plotë. Gratë aftësohen për punimin e dallamave, të cilat më vonë përdoren si mjete për zhvillimin e qëndrueshëm të këtij trajnimi”, tregoi ai.

Ai në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Mirëmëngjesi Kosovë” nga Prizreni tha se zejet janë një trashëgimi kulturore e qytetit tonë dhe është ndier nevoja se janë disa zeje të cilat po shkojnë drejt zhdukjes, siç është dallama.

Tutje ai pohoi se tash ka filluar një trend shumë i lartë i industrializimit, pasi të gjitha po bëhen me makina dhe puna e dorës pothuaj po zhduket dhe, sipas tij, nevoja për të kthyer këtë zeje, nevoja për punë dore, i ka shtyrë për të bërë këtë aktivitet.

 “Ec ma ndryshe”, përveç trajnimit për punimin e dallamave, ka mbajtur punëtori edhe për filigranin, por edhe disa punëtori të ndryshme me zeje të ndryshme.

Po ashtu, ai tha se ka pasur interesim të të rinjve në këtë fushë për arsye se është një zanat që mund t’u ndihmojë vajzave të reja dhe grave që të kyçen në vetëpunësim, të jenë të pavarura ekonomikisht nga të tjerët.

Veç këtij aktiviteti janë duke u zhvilluar edhe disa aktivitete që po i organizon "Ec ma ndryshe".

"Vizuelizimi i Muzeut Arkeologjik 3d me syza ka pasur një impakt të gjerë për arsye se është një ndërtesë që nuk ka qasje për persona me aftësi të kufizuara  dhe ua kemi mundësuar që të qasen brenda muzeut me anë të sistemit 3d”, shtoi ai.


MË SHUME NGA Kulturë