13:17 / 08.11.2024
Konjufca priti në takim pjesëtarë të Korit Siparantum, i përgëzon për punën
B. H. | RTKlive
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim pjesëtarë të Korit Siparantum.
Sipas komunikatës nga zyra e kryeparlamentarit, gjatë këtij takimi, mysafirët e njoftuan Konjufcën me punën dhe sukseset e këtij kori, pjesëmarrjen e tyre nëpër skena të rëndësishme muzikale, brenda Kosovës dhe ndërkombëtarisht.
“Kryetari Konjufca i falënderoi për vizitën, e po ashtu i përgëzoi për prurjet e tyre në lëminë e muzikës korale, si dhe theksoi rëndësinë që kanë veprimtari të tilla në zhvillimin dhe promovimin e aspektit kulturor e artistik të vendit tonë”, thuhet në njoftim.























