Sonte nis edicioni i 12-të “Net Rrjet”
BKT
Kulturë

Sonte nis edicioni i 12-të “Net Rrjet”

Sh. Gashi/ RTKlive

Sonte nis edicioni i 12-të “Net Rrjet”. Për të folur më shumë rreth këtij aktiviteti kulturor, në “Mirëmëngjesi Kosovë”,në RTK, janë ftuar dy nga bartësit kryesorë, drejtoresha artistike, Majlinda Kelmendi, dhe kuratori, Zeni Ballazhi.

Në edicionin e 12-të “Net Rrjet”, do të ketë artistë pjesëmarrës të shumtë nga shtetet tjera, nga Argjentina, Hon Kongu, Singapori nga Zelanda e Re.

Kuratori, Zeni Ballazhi ka thënë se çështja e bashkëpunimit me artistë të huaj nuk është krejt e lehtë për Kosovën.

“Të kesh një bashkëpunim të tillë, të themi, nga Zelanda e Re, nga Nepali, e kështu me radhë,  prej shtetesh që janë më karakteristike për Kosovën, pasi që nuk kemi shumë shkëmbime kulturore. Por pikërisht për këtë, fokusin kryesor këtë vit e kam pasur aty, të organizimit të një ekspozite, për ta prezantuar artin kosovar në ato vende.  Por tani, në këtë rast, ne e kemi mundësinë t’i sjellim artistët në Kosovë dhe të shohim kulturat e tyre dhe vendin e tyre nëpërmes këtyre artistëve, që vijnë këtu, në mënyrë që ne të mund të shohim se a jemi në një vijë të barabartë të këtij që bëhet sot në botë”, ka theksuar Ballazhi.

Deri sa Majlinda Kelmendi, drejtoreshë artistike e ekspozitës “Net Rrjet” ka thënë se ka shumë artdashës të interesuar që presim të bashkohen në orën 18:00, kur do të fillojë ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur për 10 ditë.

“Në ‘Barabar Center’ do të hapet ekspozita dhe do të zgjasë për 10 ditë. Ky aktivitet kërkon një punë shumë e madhe, duke u nisur nga temat që trajtojnë artistët pjesëmarrës e shumëçka tjetër. Presim që sonte të na bashkohen shumë artdashës, pasi që edhe shumë prej tyre e kanë konfirmuar ardhjen”, ka theksuar Kelmendi.


MË SHUME NGA Kulturë