‘Thellësia dhe vëllimi’ ekspozita e radhës në Galerinë ‘Qahili’
Sh.G/RTKlive
Në Galeria ‘Qahili’ do të hapet ekspozita e radhës nga artistët Fehim Huskoviç dhe Valentina Stevanovska, dy artistë nga Maqedonia e Veriut, të cilët do të prezantojnë punimet e tyre në grafikë dhe skulpturë.
Fehim Huskoviç artist i grafikës, është profesor në Fakultetin e Arteve të Bukura në Shkup. Ai ka organizuar rreth 128 ekspozita personale dhe ka marrë pjesë në mbi 800 ekspozita grupore/kolektive dhe mbi 200 koloni e simpoziume ndërkombëtare. Ka fituar 35 çmime për vizatim, grafikë, pikturë dhe arritje pedagogjike, dhe veprat e tij janë pjesë e muzeve dhe koleksioneve private në mbarë botën.
Kurse Valentina Stevanovska, skultpore, është profesoreshë në Fakultetin e Arteve të Bukura në Shkup dhe anëtare e Shoqatës së Artistëve të Maqedonisë që nga viti 2004. Stevanovska ka organizuar mbi 19 ekspozita personale dhe ka marrë pjesë në mbi 30 ekspozita grupore/kolektive. Gjithashtu, është autore e statujës së Lekës së Madh/Aleksandrit të Madh në Shkup.
Ekspozita hapet me 13 nëntor me fillim nga ora 19:30 në Galerinë ‘Qahili’.























