Gërvalla e Blitt flasin për avancimin e bashkëpunimit Kosovë-Kanada
BKT
Lajme

Gërvalla e Blitt flasin për avancimin e bashkëpunimit Kosovë-Kanada

Sh.Ç/RTKlive

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka takuar ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt, me të cilën kanë diskutuar për marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve, sfidat e sigurisë në rajon dhe rolin mbështetës të Kanadasë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

"Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për Kosovën dhe përkushtimin për të thelluar marrëdhëniet ndërshtetërore përmes bashkëpunimeve të reja, jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe në ekonomi, arsim dhe teknologji", thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Sipas njoftimit, investimet strategjike dhe projektet e përbashkëta në sektorët ekonomik, kulturor dhe të sigurisë u vlerësuan si mundësi konkrete për të avancuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve, me mërgatën tonë si një garanci për marrëdhënie të fuqishme mes Kosovës dhe Kanadasë.


MË SHUME NGA Lajme