Vaqari:Institucionet e kanë për detyrë garantimin e të drejtave të fëmijëve
M.Miftari/RTKlive
Klevis Vaqari, nga Koalicioni për të Drejtat e Fëmijëve tha se Kosova që nga Kushtetuta ka shprehur aspiratën e saj që fëmijët kanë disa të drejta që janë të garantuara dhe se është detyra e institucioneve që t’i mundësojnë dhe t’i garantojnë këto të drejta.
Në magazinën informative “InfoPlus”, në RTK, Vaqari tha se këtë ditë, në të cilën shënohet ‘Dita e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve’, e shikojnë më shumë si ditë reflektimi, për situatën aktuale dhe çfarë mbetet për të përmirësuar.
Vaqari tha se takimin e sotëm ndërministror nën udhëheqjen e kryeministrit Kurti e vlerëson si ngjarje, ku sipas saj, u shpalosen idetë rreth situatës dhe synimet që kanë për të ardhmen e fëmijëve në sfera të ndryshme si në shëndetësi, arsim, në mbrojtjen e tyre, etj.
“Kemi evidentuar disa aspekte kyçe që Qeveria dhe institucionet ndoshta do të duhej të kishin në vëmendjen e tyre për të rritur mirëqenien, standardin e jetës dhe në fakt për të garantuar disa të drejta që vet shteti i Kosovës i aspiron dhe i ka të shkrira në legjislacion”, tha Vaqari.
Ajo më tej tha se Kosova ka shprehur aspiratën e saj që fëmijët kanë disa të drejta që janë të garantuar dhe është detyra e institucioneve që t’i mundësojnë dhe t’i garantojnë këto të drejta.























