Shpaloset në LDK pllaka dhe portreti përkujtimor i Xhemajl Mustafës
G.K/RTKlive
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se në 24 vjetorin e vrasjes së patriotit Xhemail Mustafa, është shpalosur pllaka dhe portreti përkujtimor i tij, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Abdixhiku thekson se portreti i Xhemail Mustafës i vendosur afër shokut të tij Enver Malokut, qëndron si kujtesë e fortë e themeleve të forta të Republikës.
"Së bashku me zonjën Bahrije, vajzën Berianën e djalin Besianin, së bashku me vëllaun Ganiun, Gemin e vogël, së bashku me Erolidën e Kushtrimin, kujtuam Xhemën si atdhetar, si veprimtar, si shkrimtar e si krijues – mbi të gjitha si bartës i lëvizjes rugoviste për liri, pavarësi e demokraci. Trashëgimia e tij politike do të ekojë në brezni!"
"Xhema i vjetër u morr nga familja herët e padrejtësisht në hyrje të banesës së tij; Xhema i ri, na shfaqet secilën ditë tek Besiani sot – një mik, një profesionist e një patriot i kohës sonë", ka shkruar në Facebook kreu i LDK-së.























