Ellek pret që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit
BKT
Lajme

Ellek pret që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit

REL

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, thënë për mediat serbe se pret që partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Ai ka thënë se pret që Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, t’i fitojë 10 uleset e rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas raportimeve në disa media serbe, ai pritet të bëjë konfirmimin zyrtar për pjesëmarrje në zgjedhje, më 11 dhjetor.

Në zgjedhjet e ardhshme pritet të garojnë edhe Lëvizja Popullore Serbe e Millija Bishevacit, Partia e Serbëve të Kosovës e Aleksandar Jabllanoviqit, dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit.


MË SHUME NGA Lajme