Shpërthimi në Ibër Lepenc, LDK: Këto akte terroriste janë të papranueshme
BKT
Lajme

Shpërthimi në Ibër Lepenc, LDK: Këto akte terroriste janë të papranueshme

N.M. /RTKlive

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon fuqishëm sulmet në veri të vendit. Këto akte terroriste janë të papranueshme dhe përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë, stabilitetin dhe demokracinë në vendin tonë.

“U bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë që të ndërmarrin masa urgjente për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë përgjegjësit e këtyre veprimeve kriminale. Po ashtu, kërkojmë një koordinim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të garantuar që këto sulme të mos përsëriten dhe të ruhet rendi dhe qetësia publike në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Kjo parti thotë se mbetet e përkushtuar për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin e qytetarëve tanë dhe qëndron fuqishëm përkrah institucioneve shtetërore të sigurisë dhe partnerëve ndërkombëtarë për të mbrojtur integritetin dhe rendin në vend.

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Vragë, të Zubin Potokut. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, si dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.


MË SHUME NGA Lajme