Sulmi në Ibër-Lepenc, shoqërohet në stacion një i dyshuar,sekuestrohen armë
BKT
Lajme

Sulmi në Ibër-Lepenc, shoqërohet në stacion një i dyshuar,sekuestrohen armë

N.M. /RTKlive

(E plotësuar 1801) Pas sulmit terrorist që ndodhi në kanalin e ujit, Ibër-Lepenc, Policia e Kosovës njofton se ka kryer të dielën kontrolle në fshatin Varagë të Zubin Potokut dhe në Mitrovicën Veriore, me ç’rast ka shoqërua në stacion një të dyshuar.

“Njësitë policore gjate aktiviteteve në këtë zonë dhe përreth saj, në një lokacion në fshatin Varagë të Zubin Potokut kanë kryer kontrolle, me ç ‘rast si dëshmi materiale janë sekuestruar, dy armë gjuetie, një armë karabinë M48 dhe një sasi e municionit të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Po ashtu aktivitet policore kanë vazhduar edhe në Mitrovicë Veri, ku janë kryer kontrolle në dy lokacione, i cili ka rezultuar me shoqërimin në stacion policor të një personi të dyshuar për të vazhduar me procedura të mëtejme, si dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar, 1 pushke gjuetie, 1 armë forme lapsi kimik, 278 fishek te kalibrave të ndryshëm, përfshi edhe të armës së gjuetisë, 3 thika, 5 emblema, 1  shall maskues me kapele, 1 Audio incizues, 1 USB, 1 bateri dore, 1 këllëf për pistoletë, 1 rrip brezi taktik, 1 sprej, 3 kreher të zbrazet për fishek, 1 karikator për pistoletë dhe 1 radiolidhje me adapter”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Polica kryen bastisje në Varagë, nuk ka të arrestuar

Edina Avdiu / RTK

Policia e Kosovës ka kryer bastisje nëpër lokacione të ndryshme drejt ndriçimit të rastit

Bastisjet janë zhvilluar në Varagë të Zubin Potokut, ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

"Janë kry bastisje, përreth vendit ku ka ndodhur sulmi. Nuk ka të arrestuar. Është kontrolluar terreni përreth", ka thënë Elshani për RTK-në.

Policia e Kosovës, dje ka arrestuar tetë të dyshuar dhe kanë konfiskuar armatim, pas një operacioni të gjerë në veri në lidhje me shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit.

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka thënë se gjatë sulmit në Ibër-Lepenc janë përdorur sasi të konsiderueshme e eksplozivit nga 15-20 kilogram. Sipas tij, se në bazë të hetimeve deri tash “kemi të bëjmë me një grup mirë të organizuar”.

Gjatë bastisjeve janë konfiskuar mbi 200 uniforma ushtarake, 6 zolla, 3 granata dore, 2 armë AK47, 1 revole, municion të kalibrave të ndryshëm, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, para dhe pajisje të tjera.

Ndërsa në një bastisje të ndarë në Zveçan, Policia ka konfiskuar sasi të konsiderueshme armatimi, 2 AK47, 3 revole, 1 armë gjuetie, 2 armë rekreative, 6 karikator të AK47, municion e uniforma ushtarake.


MË SHUME NGA Lajme