Përfundon bastisja në shtëpinë e Hajredin Kuçit
BKT
Foto: A.Sejda/RTK
Lajme

Përfundon bastisja në shtëpinë e Hajredin Kuçit

A.Sejda/RTK

(E përditësuar 23:25) Ka përfunduar bastisja e shtëpisë së ish ministrit të Drejtesisë së Kosovës, Hajredin Kuçi nga zyrtarët e Speciales.

Siç njoftohet nga terreni, rreth orës 23:20,  ka përfunduar aksioni i nisur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, i cili është zhvilluar për më shumë se dymbëdhjetë orë në shtëpinë e Kuçit.

(19:32) Specialja vazhdon bastisjen në shtëpinë e Hajredin Kuçit |VIDEO

Po vazhdon bastisja nga zyrtarët e Speciales në shtepinë e ish ministrit të Drejtesisë së Kosovës, Hajredin Kuçi.

Nga terreni raportohet se rrugët e lagjes së tij po vazhdojnë të jenë të bllokuara nga Policia e Kosovës, ndërkohë vazhdimisht ka patrullime edhe nga forcat e EULEX-it. Bastisja e shtëpisë ka nisur që nga paraditja e sotme.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka bërë të ditur se janë duke kryer operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sipas njoftimit, operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe janë mbështetur nga EULEX-i.


MË SHUME NGA Lajme