Komuniteti shqiptar në BeH falënderoi Kurtin për mbështetjen ndaj tyre
BKT
Lajme

Komuniteti shqiptar në BeH falënderoi Kurtin për mbështetjen ndaj tyre

M.M. /RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrja e tretë, Emilija Rexhepi, mbrëmë u mirëpritën në Bashkësinë Shqiptare të Bosnjës dhe Hercegovinës nga drejtues të shoqatave shqiptare në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe bashkatdhetarë, që jetojnë dhe veprojnë atje.

Në një njoftim për medie bëhet e ditur se kryetarja e Bashkësisë Shqiptare në Bosnjë dhe Hercegovinë, Elvira Dushi, kryetari i Shoqatës “Dardania” në Tuzëll, Riza Sokoli, kryetari i Shoqatës “Adem Jashari” në Mostar, Bardh Gjolleshaj, dhe Konsulli Nderi i Shqipërisë, Muharem Zejnullahu, i uruan mirëseardhje të përzemërt kryeministrit Kurti.

"Organizatorët theksuan rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë, duke falënderuar kryeministrin Kurti për mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunitetit shqiptar në Bosnjë dhe Hercegovinë", thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se kryeministri Kurti u shpreh mirënjohjes për mikpritjen e ngrohtë. Ai vlerësoi kontributin e komunitetit shqiptar në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe përkushtimin e kujdesin e tyre për të ruajtur lidhjet me atdheun.


MË SHUME NGA Lajme