7 vjet pa ikonën e humorit e satirës, Blerim Pecin
BKT
Kulturë

7 vjet pa ikonën e humorit e satirës, Blerim Pecin

M.P. / RTKlive

Sot janë bërë shtatë vjet nga ndarja fizike e aktorit dhe një prej emrave të shquar të serialeve televizive, Blerim Pecit.

Bashkëshortja e tij, Afërdita Sopjani-Peci në këtë shtatëvjetor e ka kujtuar duke thënë se jeta e tij ka qenë bashkim i humanes dhe anës artistike.

“Jeta e tij ishte si një film. I metrazhit të shkurtër por film i përjetësisë. Në një rast unik, humani dhe artisi bashkëjetuan siç ndodhë vetëm në letërsi. Të dy në proporcione perfekte. Te Beli nuk e di as sot ta dalloj a i dha më shumë humani artistit apo artisti humanit. Ndoshta të dy njëri-tjetrit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Peci ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare, mirëpo rrugëtimi dhe trashëgimia kulturore që ka lënë prapa është përtej dekadave. Ai ishte vula e inovacioneve artistike në vend, si në aspektin televiziv ashtu në aspektin kinematografik.

Këtë e nisi fillimisht me projektin “Show Meselation”, që ishte thumb për politikën e shpërfaqje për socialen. “Beli” ashtu siç njihet në komunitetin artistik, me një humor tejet të thellë ka arritur t’i bëjë të qesh publikun nëpër udhëtimet e tij në kohë, me rolin e tij në serialin televiziv të RTK-së, “Vikendi”.

Blerim Peci ndërroi jetë më 9 dhjetor 2017. 


MË SHUME NGA Kulturë