Nesër nis edicioni i dytë i festivalit `Aktori dhe Poeti`
BKT
Kulturë

Nesër nis edicioni i dytë i festivalit `Aktori dhe Poeti`

Sh. Gashi/ RTKlive

Edicioni i dytë i festivalit "Aktori dhe Poeti", i cili nis nesër që gërsheton trashëgiminë dhe artin. Ky festival, i cili do të zgjasë tri ditë, do të organizohet me mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në programin e mëngjesit në RTK, drejtoresha e festivalit, Drita Begolli, foli për rrjedhën e edicionit të dytë.

Ajo tha se sivjet edicioni i dytë i festivalit do të filloj, në Kompleksin Memorial 'Adem Jashari' në Prekaz, duke filluar nga ora 11:00.

“Edicioni i kaluar ka qenë në Pejë në Gllogjan dhe ka përfunduar me nënë Ferdonijen. Ndërsa këtë vit do të fillojmë në Prekaz, në Prishtinë dhe në Prizren", tha ajo.

Begolli theksoi se mysafirë të këtij festivali do të jenë poetët e vitit të kaluar, por edhe emra të rinj.

“Mysafir të këtij festivali janë edhe poetët e vitit të kaluar, por këtë vit festivali është begatuar me poetë dhe emra të rinj. Mysafire do të jetë edhe Helena Kadare, mandej do të jetë edhe Sinan Jagmur dhe shumë të tjerë”, theksoi ajo.

Gjatë festivalit, do të organizohen aktivitete të ndryshme për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të Kosovës.


MË SHUME NGA Kulturë