"Kthimi në Kosovë" nga Juliuss Strauss hapi festivalin `Hyjnesha në Fron`
BKT
Kulturë

"Kthimi në Kosovë" nga Juliuss Strauss hapi festivalin `Hyjnesha në Fron`

RTKlive

Mbrëmë u hap edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar "Hyjnesha në Fron". Ky edicion, që tradicionalisht mbledh artistë, kineastë dhe adhurues të artit nga e gjithë bota, u hap me një program të pasur dhe emocionues.

Në ceremoninë e hapjes zyrtare, atmosfera u mbush me emocion falë shfaqjes së filmit dokumentar "Kthimi në Kosovë" nga Juliuss Strauss, një dokumentar prekës dhe i fuqishëm kushtuar familjes Deliu. Për këtë dokumentar të veçantë, themeluesi dhe kryetari i bordit të Festivalit, Besim Ajeti, e nderoi filmin me çmimin më të lartë të festivalit, "Hyjnesha e Artë", si shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për mesazhin e tij të thellë dhe ndikimin në publik, ka njoftuar përmes komunikatës ky festival.

Në mesin e të pranishmëve, drejtori i festivalit, Enis Brahimi, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit.  Ai ndau disa detaje mbi ecurinë e këtij edicioni dhe përgëzoi organizatorët për punën e palodhur.

Drejtori artistik, Shkelzen Sylejmani, me pasion për historinë dhe traditën e festivalit "Hyjnesha në Fron", që tashmë ka zënë një vend të rëndësishëm në skenën kulturore ndërkombëtare. Ai theksoi arsyet pse "Kthimi në Kosovë" u zgjodh për të hapur këtë edicion, duke theksuar rëndësinë e tij si një histori njerëzore që pasqyron fuqinë e kthimit, rezistencës dhe shpresës.

Festivali do të vazhdojë deri më datë 15 dhjetor, me një gamë të larmishme aktivitetesh, duke përfshirë shfaqje filmash si dhe masterklasa të ndryshme.


MË SHUME NGA Kulturë