Për shkak se gjendet jashtë vendit, Kurti nuk intervistohet nga Prokuroria
BKT
Fot| Visar Shatrolli| RTK
Lajme

Për shkak se gjendet jashtë vendit, Kurti nuk intervistohet nga Prokuroria

Visar Shatrolli| RTK

(E plotësuar) Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Liridona Kozmaqi-Hajdari, e ka konfirmuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të paraqitet sot për intervistim në cilësinë dëshmitarit në këtë Prokurori.

Ajo ka thënë se nga Qeveria janë njoftuar se kryeministri nuk mund të paraqitet sot për intervistim pasi që ndodhet për vizitë zyrtare jashtë vendit.No description available.

Kryeziu: Prokuroria Speciale ishte njoftuar se kryeministri është jashtë vendit

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se Prokuroria Speciale, përkatësisht prokurorët e rastit janë njoftuar se për shkak që kryeministri është jashtë vendit me agjendë të konfirmuar kohë më parë, ai nuk mund të jetë i pranishëm sot sipas ftesës së prokurorisë.

Megjithëkëtë, sipas tij kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë.

Ndryshe kryeministri Albin Kurti ishte thirrur për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale për ditën e sotme. Kurtit pritej të dëshmonte për rastin e rezervave shtetërore, në të cilin është përmendur edhe ministrja Rozeta Hajdari. Kjo ftesë i është dërguar kryeministrit më 12 dhjetor.


MË SHUME NGA Lajme