14:51 / 16.12.2024
Filimi ‘Okarina’ fiton çmimin për ‘Skenarin më të mirë’
Sh.Gashi / RTKlive
Albana Muja u vlerësua me çmimin prestigjioz për “Skenarin më të Mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kili.
Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës ku thuhet se filmi “Okarina”, me regji të Alban Zogjanit dhe skenar të shkruar nga Albana Muja, u vlerësua me çmimin prestigjioz për “Skenarin më të Mirë” në kategorinë e Filmit Artistik Ndërkombëtar të Fiksionit, në edicionin e 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Rengos në Kili.
Festivali, një nga më të njohurit në rajon, u mbajt nga 25 deri më 30 nëntor 2024.























