Çeku e ambasadorja e Holandës Boven diskutuan për bashkëpunim
BKT
Kulturë

Çeku e ambasadorja e Holandës Boven diskutuan për bashkëpunim

K. K. / RTKlive

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) njofton se ministri Çeku ka pritur sot në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Karin Boven. Ata diskutuan për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në mes të dy vendeve, planifikim të aktiviteteve në fushën e artit, rinisë dhe sportit.

Sipas njoftimit nga MKRS, thuhet se ata diskutuan për zhvillimet dhe punët që po bëhen aktualisht në MKRS.

“Ministri Çeku dhe ambasadorja Boven u shprehën të përkushtuar për të realizuar projekte të përbashkëta në mënyrë që të rritet shkëmbimi i përvojave të mira me qëllim të promovimit të vlerave të dy shteteve”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kulturë