`Shkodra Elektronike` me `Zjerm` përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion
G.K/RTKlive
Në edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), grupi "Shkodra Elektronike" triumfoi me këngën "Zjerm", duke siguruar vendin e parë dhe të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.
Kënga "Zjerm" është një krijim origjinal i grupit, i cili ka realizuar muzikën, tekstin dhe orkestrimin.
Vendi i dytë në festival iu dha këngëtares së njohur Elvana Gjata me këngën "Karnaval", ndërsa vendi i tretë këngëtarit Alis me këngën “Mjegull”.
Votës përfundimtare iu bashkua 50 % vota e jurisë dhe 50 % vota e publikut e diasporës. Me këtë sistem Shkodra Elektronike grumbulloi 143 pikë në total, Elvana Gjata 135 pikë, dhe Alis 59 pikë.
Eurovizion 2025 do të mbahet në Basel, Zvicër, dhe Shqipëria do të përfaqësohet nga Shkodra Elektronike me këngën "Zjerrm".























