10:17 / 31.12.2024
Nënshkruhet kontrata në vlerë 2.7 milionë euro për renovimin e Palestrës
K. K. / RTKlive
Komuna e Gjilanit ka njoftuar se është nënshkruar kontrata në vlerë 2.7 milionë euro për renovimin e Palestrës së Sporteve në Gjilan.
Sipas njoftimit, sportistët do të kenë kushte më të mira për të kryer aktivitete e tyre.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se fundviti po vjen me super investim në komunën që ai udhëheqë.
“Kemi nënshkruar kontratën me vlerë prej rreth 2.7 milionë euro, po rinovojmë Palestrën e Sporteve, duke u ofruar sportistëve tanë kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, deklaroi Hyseni, thuhet në njoftimin e komunës.























