Supremja vendos për certifikim të Listës Serbe
BKT
Lajme

Supremja vendos për certifikim të Listës Serbe

RTKlive

Gjykata Supreme e Kosovës e hodhi poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo parti politike ishte ankuar kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me Listën Serbe.

Me vendimin e panelit të 25 dhjetorit, ishte aprovuar si e bazuar ankesa e Listës Serbe. Me këtë, ishte anuluar njoftimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i datës 23 dhjetor.

Me këtë vendim të Gjykatës Supreme, urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ta bëjë certifikimin e Listës Serbe dhe të kandidatëve të saj.


MË SHUME NGA Lajme