Pritjet për të dalë nga Kosova, te Dheu i Bardhë shkojnë deri në 90 minuta
BKT
Lajme

Pritjet për të dalë nga Kosova, te Dheu i Bardhë shkojnë deri në 90 minuta

N.M. /RTKlive

(E plotësuar 10:23) Pas përfundimit të festave të fundvitit, bashkatdhetarët që erdhën në Kosovë kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë. Edhe kësaj radhe ata ballafaqohen me problemin e njëjtë, pritjet e gjata në pikat kufitare.

Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat sërish rreth gjendjes në pikat kufitare të Kosovës, sot rreth orës 10:00, duke bërë të ditur se pritjet me të gjata janë te Dheu i Bardhë ku qytetarët po presin një orë e gjysmë për të dalë nga Kosova.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet e bashkatdhetarëve tanë në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë, për të dalë, sot rreth orës10:00, janë 90 minuta te Dheu i Bardhë dhe 50 deri në 60 minuta në Merdarë.

Ndryshe, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në të gjitha pikat tjera kufitare, pritjet sipas nuk janë më shumë se 3 deri në 5 minuta, përveç në Jarinje, ku pritet 10 min.

Pritjet për të dalë nga Kosova, te Dheu i Bardhë shkojnë deri në 50 minuta

Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat sërish rreth gjendjes në pikat kufitare të Kosovës, mëngjesin e sotëm, duke bërë të ditur se pritjet me të gjata janë te Dheu i Bardhë ku qytetarët po presin gati një orë për të dalë nga Kosova.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet e bashkatdhetarëve tanë në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë, për të dalë, mëngjesin e sotëm, janë 50 minuta te Dheu i Bardhë dhe 30 deri në 35 minuta në Merdarë.

Ndryshe, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në të gjitha pikat tjera kufitare, pritjet sipas nuk janë më shumë se 3 deri në 5 minuta.


MË SHUME NGA Lajme