Hapet ekspozitë në Galerinë e Fakultetit të Arteve|Video
BKT
Kulturë

Hapet ekspozitë në Galerinë e Fakultetit të Arteve|Video

Sh.G|rtklive

Në Galerinë e Fakultetit të Arteve është hapur ekspozita “Ekspozita e Tetorit - Çmimi Profesor Muslim Mulliqi”. Ismet Jonuzi, kurator dhe profesor, në programin e mëngjesit në RTK foli për këtë ngjarje duke dhënë më shumë detaje rreth ekspozitës.

Jonuzi ka theksuar se kjo është një ekspozitë tradicionale, e katërta me radhë, dhe është quajtur “Ekspozita e Tetorit”. Sipas tij, ajo duhej të mbahej në tetor, por për arsye teknike, hapja u shty deri në dhjetor.

"Punimet kryesisht janë të studentëve që kanë punuar gjatë vitit akademik 2023-2024. Zakonisht, studentët mbajnë ekspozitën e fund vitit në qershor, ku një komision prej tre profesorësh përzgjedh punimet më të mira. Këto punime më pas ekspozohen në ekspozitën e tetorit, ku ne përzgjedhim më të mirën e më të mirëve. Këtë herë, një grup studentësh nga dega e fotografisë ka fituar çmimin për një instalacion të veçantë", ka thënë Jonuzi.

Ekspozita është e hapur për publikun nga 24 dhjetori 2024, duke filluar nga ora 10:00.


MË SHUME NGA Kulturë