15:25 / 08.01.2025
Sonte shënohet 225-vjetori i Beethovenit në ‘Post ReMusica’
M.P. / RTKlive
Sonte në Prishtinë do të shënohet 225-vjetori i krijimtarisë së kompozitorit dhe pianistit të njohur gjerman, Ludwig van Beethoven, nëpërmjet një koncerti.
Orkestra e të Rinjve të Ballkanit Perëndimor do të performojnë në Pallatin e Rinisë, nën dirigjimin e Desar Sulejmanit dhe shoqëruar nga klarinetisti Mario Ruska.
Ngjarja do të organizohet si Post ReMusica, ndërkaq Radiotelevizioni i Kosovës është sponsori medial.























